Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Në Ukrainë s’ka ushtri ruse


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se në Ukrainë nuk ka ushtarë rusë.

“Kemi dëgjuar se atje ka forca tona speciale apo instruktorë tanë. Unë ju them me përgjegjësi se atje nuk ka as instruktorë rusë, as forca speciale, as trupa”, u ka thënë Putin gazetarëve në Minsk.

Ai po ashtu ka thënë se Perëndimi është duke shkaktuar shqetësime në Ukrainë dhe se tani kërkon “kurban”, andaj edhe “miraton sanksione kundër Rusisë”.

Putin ka thënë se ka propozuar disa hapa në përgjigje të sanksioneve, porse tani për tani nuk sheh nevojë për to.

Ai ka paralajmëruar se nëse sanksionet vazhdojnë, Rusia mund të rishikojë pjesëmarrjen e kompanive të Perëndimit në projektet e saj të gazit.
XS
SM
MD
LG