Ndërlidhjet

AI: Gazetarët në Pakistan, në rrezik


Logo e Amnesty International
Logo e Amnesty International
Amnesty International thotë se gazetarët në Pakistan janë në rrezik.

Në raportin e publikuar sot, organizata për të drejtat e njeriut thotë se gazetarët në këtë vend jetojnë me kërcënime të vazhdueshme nga agjencitë e inteligjencës, grupet e armatosura dhe partitë politike.

Raporti po ashtu thekson se autoritetet pakistaneze “kanë dështuar pothuajse plotësisht” të frenojnë sulmet ndaj mediave.

Ai dokumenton në detaje 34 raste të gazetarëve të vrarë që nga përfundimi i sundimit ushtarak më 2008.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Pakistani është njëri nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët.
XS
SM
MD
LG