Ndërlidhjet

logo-print

OKB kërkon lirimin e vëzhguesve të OSBE-së


Ukrainë - foto ilustruese

Ukrainë - foto ilustruese

Kombet e Bashkuara kanë dënuar sërish kidnapimin e vëzhguesve ndërkombëtarë në lindje të Ukrainës dhe kanë kërkuar nga pengmarrësit që t’i lirojnë ata.

Nënsekretari për Çështje Politike i OKB-së, Jeffrey Feltman, ka thënë se shtatë anëtarët e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të cilët mbahen në Slloviansk, duhet të lirohen menjëherë, pa kushte dhe jo të plagosur.

Ai ka thënë se OKB-ja u bën thirrje të gjithë atyrë që kanë ndikim, që të ndihmojnë për zgjidhjen urgjente të kësaj çështjeje.

Feltman i ka bërë këto komente në një debat të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Ukrainë.

Separatistët pro-rusë, të cilët kanë rrëmbyer grupin qysh më 25 prill, kanë thënë se pengjet janë “spiunë të NATO-s”.
XS
SM
MD
LG