Ndërlidhjet

Vazhdon greva në metronë e Londrës


Hartë e metrosë në Londër
Hartë e metrosë në Londër
Në Londër vazhdon edhe sot greva e punëtorëve të metrosë, e cila ka nisur të hënën në mbrëmje.

Trafiku i Londrës është në kaos, njoftojnë agjencitë.

Sipas tyre, në qarkullim janë vënë linja shtesë të autobusëve, për t’iu shërbyer rreth 4 milionë pasagjerëve, që udhëtojnë çdo ditë me trenat nëntokësorë.

Greva kundër shuarjes së 960 vendeve të punës në shitjen e biletave të udhëtarëve ka nisur pas dështimit të bisedimeve midis autoriteteve dhe sindikatës RMT.

BBC thotë se greva pritet të përfundojë të enjten në mëngjes, ndërsa e ardhshmja është planifikuar për 5 maj.
XS
SM
MD
LG