Ndërlidhjet

logo-print

SHBA/Rusi: Akuza për Ukrainën


Foto arkivi

Foto arkivi

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën për krijimin e trazirave në Ukrainë.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka akuzuar Moskën për përshkallëzim të krizës, në vend se të zbatojë marrëveshjen për qetësimin e saj.

Ai ka thënë para Këshillit Atlantik në Uashington se me pushtimin e Krimesë dhe trazirat në Ukrainën lindore, Rusia do që “të ndryshojë peizazhin e sigurisë në Evropën lindore”.

Kerry ka thënë se veprimet e Rusisë janë një zile alarmi për Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e NATO-s.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Perëndimi është duke shkaktuar shqetësime në Ukrainë dhe se tani kërkon “kurban”, andaj edhe “miraton sanksione kundër Rusisë”.
XS
SM
MD
LG