Ndërlidhjet

Pro-rusët uzurpojnë ndërtesa të reja


Horlivka - foto arkivi

Horlivka - foto arkivi

Separatistët pro-rusë kanë uzurpuar një ndërtesë qeveritare dhe selinë e policisë në qytetin Horlivka të Ukrainës.

Zyrtarët komunalë kanë konfirmuar raportet e mediave, duke thënë se rreth 20 individë të armatosur dhe me uniforma ushtarake kanë pushtuar dy ndërtesa në Horlivka.

Ky qytet ndodhet në rajonin më të trazuar lindor të Ukrainës, Donjeck.

Nuk ka pasur njoftime të menjëhershme për viktima.

Separatistë pro-rusë, që kanë uzurpuar dhjetëra ndërtesa qeveritare në lindje të Ukrainës, bëjnë thirrje për referendum për ndarje nga Ukraina ose për autonomi më të gjerë.
XS
SM
MD
LG