Ndërlidhjet

Operacion policor në AKP


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se janë duke kryer një operacion policor në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, nuk ka dashur të japë detaje rreth këtij operacioni, duke thënë se ato mund të pengojnë procesin e hetimeve.

“Policia e Kosovës mund të konfirmojë se është duke realizuar një operacion policor dhe informacione të detajuara do të japim pas përfundimit të operacionit. Për shkak të mosdëmtimit të realizimit të operacionit, nuk mund të japim informacione tjera”, ka thënë Kelani.

I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, zëdhënësi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ylli Kaloshi, nuk ka dashur të komentojë rastin.
XS
SM
MD
LG