Ndërlidhjet

Klerikut afgan i priten hunda dhe veshët


Afganistan
Afganistan
Autoritetet në veri të Afganistanit kanë thënë se prindërit e një vajze 12 vjeçe i kanë prerë hundën dhe veshët një kleriku, në shenjë hakmarrjeje për abuzimin e dyshuar seksual të vajzës së tyre.

Javid Basharat, zëdhënës i provincës Baghlan, ka thënë se edhe prindërit e vajzës, edhe kleriku janë arrestuar në lidhje me rastin.

Prindërit kanë pranuar se i kanë prerë hundën dhe veshët klerikut 30-vjeçar, Sayed Ahmad, pasi e kanë ftuar atë për darkë në shtëpinë e tyre, pak ditë më parë.

Policia ka thënë se kleriku, i cili është edhe kushëri i vajzës, ka pranuar po ashtu se e ka abuzuar atë tre muaj më parë, duke përdorur anestezi për ta paralizuar.
XS
SM
MD
LG