Ndërlidhjet

Vriten 60 militantë në Afganistan


Paktika, Afganistan - foto arkivi

Paktika, Afganistan - foto arkivi

Agjencia e Inteligjencës në Afganistan ka thënë se forcat afgane, të mbështetura nga fuqia ajrore e Perëndimit, kanë vrarë së paku 60 militantë në një betejë në juglindje të Afganistanit, pranë kufirit me Pakistanin.

Drejtoria Kombëtare e Sigurisë ka thënë se luftimet kanë nisur kur rreth 300 militantë të rrjetit Hakani dhe të tjerë kanë bërë përpjekje të sulmojnë postblloqet e trupave afgane në qarkun Ziruk të provincës Paktika.

Ministria afgane e Mbrojtjes thotë se së paku pesë ushtarë afganë janë vrarë po ashtu në luftime.

Paktika ndan një kufi të gjatë me zonat finsore të Pakistanit, ku ka mungesë të ligjit.
XS
SM
MD
LG