Ndërlidhjet

FMN: Ekonomia ruse në recesion


Fondi Monetar Ndërkombëtar
Fondi Monetar Ndërkombëtar
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka thënë se Rusia është në recesion, pasi ekonomia e saj është duke vuajtur nga vërshime masive të kapitalit, për shkak të krizës në Ukrainë.

Kreu i Misionit të FMN-së në Rusi, Antonio Spilimbergo, i ka bërë këto komente para gazetarëve në Moskë.

Ai ka thënë se FMN-ja ka ulur parashikimin e saj për rritje të ekonomisë në Rusi këtë vit nga 1.3 për qind në 0.2 për qind dhe se pret që rreth 100 miliardë dollarë fonde të dërgohen jashtë vendit, po këtë vit.

Spilimbergo po ashtu ka thënë se sanksionet ndërkombëtare, që i janë vënë Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë, kanë dëmtuar tashmë ekonominë ruse dhe kërcënojnë investimet atje.
XS
SM
MD
LG