Ndërlidhjet

logo-print

Ushtria ukrainase, në gjendje gatishmërie


Ilustrim

Ilustrim

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, ka thënë sot se ushtria e Ukrainës është në “gatishmëri të plotë luftarake”.

Këto komente Oleksandr Turchynov i bëri sot në Kiev, në ditën kur seperatistët pro-rusë kanë marrë nën kontrollë ndërtesa të tjera administrative në lindje të Ukrainës, përkatësisht në qytetin Horlivka.

Turchinov para një takimi ministror, tha se Rusia po kërcënon me luftë, dhe për këtë sipas tij, “forcat tona të armatosura, janë në gatishmëri të plotë”.

Ende nuk dihet nëse ka ndonjë vikrime si rezultat i asaj që objektet administative janë marrë me dhunë nga seperatistët pro-rusë.

Udhëheqësit pro-rusë në Ukrainë kanë bërë thirrje për referendum në mënyrë që qytetet në lindje të Ukrainës të kenë një autonomi.
XS
SM
MD
LG