Ndërlidhjet

Iran: Anulohet kontrata miliardëshe me Kinën për naftë


Ilustrim
Ilustrim
Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA në Iran ka raportuar se Teherani e ka anuluar marrëveshjen në vlerë prej 2.5 miliardë dollarësh me kompaninë shtetërore kineze të naftës, pasi Irani thotë se pala kineze ka vonesa në plotësimin e obligimeve sipas kontratës.

Sipas raportit të sotëm, ministria e naftës e Iranit i kishte dhënë firmës kineze 90 ditë për plotësimin e obligimeve.

Meqë pala kineze kishte dështuar të ndërmarrë aksion të domosdoshëm, zyrtarët iranianë vendosën ta anulojnë kontratën.

Nuk ka pasur përgjigje të menjëhershme ndaj këtij raporti nga zyrtarët në Pekin ose nga firma shtetërore kineze e naftës.
XS
SM
MD
LG