Ndërlidhjet

Kosovë: Jahjaga u takua me një grup të deputetëve


Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar sot me një grup të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të udhëhequr nga Petar Miletiq, nënkryetar i Kuvendit, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Zonja Jahjaga i ka marrë në konsideratë çështjet e parashtruaara nga deputetët për të drejtat dhe liritë e komuniteteve etnike në Kosovë, që janë të garantuara me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Republika e Kosovës është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe vetëm së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme prosperuese për të gjithë”, thuhet në njoftim, dhe theksohet se presidentja Jahjaga i ka inkurajuar deputetët, që t’i vazhdojnë konsultimet dhe t’i harmonizojnë qëndrimet me grupet parlamentare, për të arritur zgjidhje të pranueshme, që avancojnë proceset demokratike dhe i përparojnë të drejtat e komuniteteve.
XS
SM
MD
LG