Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Reformohen mediat për transmetime të jashtme


Kongresi i Shteteve të Bashkuara në Uashington

Kongresi i Shteteve të Bashkuara në Uashington

Dy ligjvënës në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara kanë ndihmuar në përgatitjen e një legjislacioni, me të cilin do të qartësohet mandati i Zërit të Amerikës dhe riorganizimi i radio stacioneve të tjera, që financohen nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Kryesuesi i Komitetit për punë të jashtme të Dhomës Përfaqësuese, Ed Royce, republikan nga Kalifornia, mbrëmë vonë e ka paraqitur legjislacionin “Akti Reformues i Komunikimeve Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara”, që parasheh ristrukturim të mediave ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Këtë legjislacion e ka mbështetur edhe anëtari i njohur i Dhomës Përfaqësuese, Eliot Engel, demokrat nga Nju Jorku.

Me këtë dokument qartësohet roli i Zërit të Amerikës, në mënyrë që ai të punoj në mbështetje të diplomacisë publike të Shteteve të Bashkuara.

Poashtu, ai parasheh konsolidimin e Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, Radios Azia e Lirë dhe Rrjetit Transmetues në Lindjen e Mesme, në një organizatë të vetme jofederale.

Ky legjislacion u paraqit në periudhën kur qeveria e Rusisë e ka lansuar një valë të propagandës nëpër mediat ruse, për t’i arsyetuar aksionet e Kremlinit në Krime të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG