Ndërlidhjet

logo-print

Turchynov: Kërcënimi nga Rusia është real


Oleksandr Turchynov

Oleksandr Turchynov

Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandr Turchynov, tha sot se “kërcënimi që Rusia ta filloj luftën kundër pjesës kontinentale të Ukrainës është real” dhe ka shtuar se “forcat tona të armatosura janë në alarm të plotë luftarak”.

Këto komente u bënë derisa separatistët prorusë e okupuan edhe një seli të administratës rajonale në pjesën lindore të Ukrainës.

Zoti Turchynov, para disa javësh, poashtu, kishte shpallur se forcat e mbrojtjes së Ukrainës janë vënë në gjendje të alarmit të lartë.

Por, duket se kjo ka ndikuar pak në parandalimin e separatistëve prorusë në aksionet e tyre për okupimin e ndërtesave qeveritare dhe selive të policisë në qytetin Horlivka, në pjesën lindore të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG