Ndërlidhjet

Fyle: Liderët e BE-së pritet ta miratojnë përparimin e Shqipërisë


Stefan Fyle

Stefan Fyle

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, ka deklaruar sot në Bruksel se pret mandat “shumë të suksesshëm” pesëvjeçar për komisionarin e ardhshëm, i cili është përgjegjës për pranimin e aanëtarëve të rinjë në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, “perspektivë evropiane” presin edhe disa shtete në pjesën lindore të Evropës, të cilat deri tash nuk kanë pasur mundësi të anëtarësimit.

Në shënim të 10 vjetorit të pranimit në BE të disa vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore, në vitin 2004, zoti Fyle ka theksuar se beson se liderët e BE-së në qershor do ta miratojnë përparimin e Shqipërisë kah Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG