Ndërlidhjet

EULEX: Naser Kelmendit i vazhdohet paraburgimi


Naser Kelmendi

Naser Kelmendi

Sot, një gjyqtar ndërkombëtar i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës, e miratoi kërkesën e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) për vazhdimin e paraburgimit të Naser Kelmendit, deri më 7 korrik 2014, ka njoftuar misioni EULEX.

Naser Kelmendi është arrestuar në muajin maj të vitit 2013, në bazë të një urdhëri të një prokurori ndërkombëtar nga PSRK-ja, i cili i kishte filluar hetimet për këtë rast

I pandehuri Kelmendi është duke u hetuar për krim të organizuar, vrasje dhe trafikim të drogës. Këto janë veprat e njëjta për të cilat ai ishte hetuar nga autoritetet shtetërore në Bosnjë Hercegovinë.

Gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoi se PSRK-ja ka vërtetuar se ekzistojnë arsye bindëse dhe të bazuara për të besuar se ekziston mundësia e kërcënimit me dhunë, gjë që e arsyeton vazhdimin e jashtëzakonshëm të paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë, ka njoftuar EULEX-i.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi.
XS
SM
MD
LG