Ndërlidhjet

Irak: Al-Maliki i bindur në fitore, zgjedhjet përshkohen me dhunë


Pamje nga votimet në Irak
Pamje nga votimet në Irak
Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, pasi votoi në zgjedhjet e përgjithshme në këtë vend, deklaroi se “fitorja është e sigurt”.

Por, gjatë ditës së sotme janë shënuar disa raste të dhunës, nga të cilat ka pasur edhe të vrarë.

Nga një sulm me bombë afër një vendvotimi në pjesën veriore të Irakut, janë vrarë dy femra, ndërsa ka pasur sulme me mortaja edhe afër vendvotimeve në kryeqytetin Bagdad.

Militantët e kanë marrë konttrollin ndaj një vendvotimi në pjesën veriore të Irakut, duke e evakuuar prsonelin zgjedhor dhe votuesit, para se të vendosnin eksploziv dhe ta shkatërronin ndërtesën.

Dhuna ka ndodhur megjithë masat e ashpra të sigurisë, meqë fushata zgjedhore është përshkruar me sulme terroriste me bomba dhe përleshje të trupave qeveritare me kryengritësit në provincën perëndimore Anbaar.

Komisioni zgjedhor i Irakut ka njoftuar se zgjedhjet po mbahen në 70% të provincës Anbar.

Në këto zgjedhje, 9 mijë kandidatë nga 277 parti politike, garojnë për 328 vende në parlament.
XS
SM
MD
LG