Ndërlidhjet

Afganistan: Nga eksplodimi në minierë – 17 të vrarë


Pamje nga një minierë në Afganistan
Pamje nga një minierë në Afganistan
Nga një eksplodim në një minerë thëngjilli, në pjesën veriore të Afganistanit, janë vrarë së paku 17 vetë.

Zyrtarët thanë se tre vetë ende konsiderohen të zhdukur, pas shpërthimit të sotëm në minierën në provincën Samangan.

Zyrtari provincial, Khyrullah Anush, i tha redaksisë për Afganistanin të Radios Evropa e Lirë se punët e gërmimit në minierë ishin udhëhequr nga personi Fatuhallah Karbalai, i cili ishte larguar nga kjo hapësirë, pas eksplodimit.

Zoti Anush tha se Karbalai ishte i kërkuar nga policia, meqë inxhinierët u kishin thënë autoriteteve se ai i kishte injoruar vërejtjet e tyre për shqetësime të sigurisë dhe për mundësinë e eksplodimit.
XS
SM
MD
LG