Ndërlidhjet

logo-print

Sarajevë: U inaugurua shtatorja e Gjon Palit të Dytë


Shtatorja e Papës Gjon Pali i Dytë në Sarajevë

Shtatorja e Papës Gjon Pali i Dytë në Sarajevë

Në kryeqytetin Sarajevë në Bosnjë Hercegovinë është inauguruar shtatorja e Papës Gjon Pali II, në shenjë të nderimit për përpjekjet e tij për promovimin e paqes dhe pajtimit gjatë luftës në Bosnjë, në periudhën 1992-95, dhe pas saj.

Shtatorja trimetërshe është zbuluar sot përballë një katedraleje katolike.

Anëtari mysliman i presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, duke folur para turmës së pranishme gjatë ceremonisë së inaugurimit, tha se gjatë luftës, fjalët e Papës së ndjerë “ishin perceptuar si mesazh i shpresës në Bosnjë, e veçanërisht në Sarajevë”.

Papa Gjon Pali II dy herë e kishte vizituar Sarajevën pas luftës, në vitin 1997 dhe 2003.

Më 27 prill Papa Françesk e shenjtëroi Papa Gjon Palin e Dytë dhe Papën Gjon XXIII.
XS
SM
MD
LG