Ndërlidhjet

Irak: Janë mbyllur vendvotimet, ka pasur raporte për dhunë


Pamje nga votimet e sotme në Irak
Pamje nga votimet e sotme në Irak
Vendvotimet për zgjedhjet parlamentare në Irak janë mbyllur.

Zgjedhjet e sotme ishin të parat që janë mbajtur në këtë vend, pas tërheqjes së forcave të Shteteve të Bashkuara, në vitin 2011.

Përkundër një vargu të sulmeve në ditën e zgjedhjeve dhe gjatë fushatës politike, miliona irakianë kanë votuar.

Ka pasur masa të shtuara të sigurisë. Rapotohet se votuesit në gjithë Irakun janë mbrojtur nga qindra mijëra policë dhe ushtarë.

Në këto zgjedhje, 9 mijë kandidatë nga 277 parti politike, garuan për 328 vende në parlament.

Sot në ditën e zgjedhjeve ka pasur raporte për dhunë, nga e cila janë vrarë së paku 14 vetë dhe plagosur 16 të tjerë.

Sekretari amerikan i shtetit, Jon Kerry, tha se “votuesit irakianë u kanë dërguar kundërshtim ekstremistëve të dhunshëm, që kanë provuar ta pengojnë progresin demokratik”.
XS
SM
MD
LG