Ndërlidhjet

Ukrainë: Lideri separatist e viziton Moskën


Denis Pushilin

Denis Pushilin

Lideri i vetëshpallur i “Republikës së Donjeckut”, Denis Pushilin, thotë se rajoni në pjesën lindore të Ukrainës, nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, të parapara për 25 maj.

Këto komente ai i ka bërë sot gjatë vizitës në Moskë, që besohet se është një mision për të kërkuar mbështetje.

Donjecku është njëri nga qytetet e pjesës lindore të Ukrianës, ku separatistët prorusë i kanë okupuar ndërtesat qeveritare.

Pushilin ka konfirmuar se në Donjeck do të mbahet referendumi për ndarje të mundshme nga Ukraina, më 11 maj.

Ai tha se në pjesën lindore të Ukrainës operojnë oficerët rusë, por nuk ka dhënë më tepër detaje.
XS
SM
MD
LG