Ndërlidhjet

SHBA: Legjislacion për sanksione kundër kompanive ruse


Kongresi i Shteteve të Bashkuara

Kongresi i Shteteve të Bashkuara

Ligjvënësit amerikanë kanë paraqitur legjislacion me të cilin mund të imponohen sanksione kundër kompanive më të mëdha dhe bankave ruse në përgjigje të aksioneve të Kremlinit në Ukrainë.

Ky legjislacion i paraqitur sot nga senatorët republikanë, parasheh sanksione kundër kompanive të Rusisë, përfshirë gjigantët energjetik në pronësi shtetërore, Gazprom dhe Rosnef, dhe për prodhuesin shtetëror të armatimit, Rosoboronexport.

Poashtu, sanksione kërkohen edhe për disa banka, përfshirë edhe Gazprombank.

Ky legjislacion, i paraqitur nga Bob Corker, anëtar i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit, parasheh, poashtu, që Shtëpia e Bardhë ta shtoj në mënyrë “substanciale” mbështetjen amerikane dhe të NATO-s për Poloninë dhe vendet baltike.

Ky legjislacion e autorizon presidentin amerikan që të dërgoj nmdihmë direkte ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën, përfshirë armatim kundër tankeve dhe kundër aeroplanëve.
XS
SM
MD
LG