Ndërlidhjet

FMN-ja e ndihmon Ukrainën me 17 miliardë dollarë


Ilustrim
Ilustrim
Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka miratuar vendimin sipas të cilit, Ukraina do të përfitoj 17 miliardë dollarë ndihmë, me qëllim të stimulimit të ekonomisë dhe daljes nga kriza aktuale.

Vendimi i bordit të FMN-së, është marrë të hënën, ndërsa e lejon Ukrainën që të marrë më shumë se 10 miliardë të tjera nga Banka Botërore, Bashkimi Evropian dhe donatorë të tjerë.

FMN ka bërë me dije se marrëveshja ka për qëllim që ta rivendosë stabilitetin makroekonomik, të forcoj qeverisjen ekonomike dhe transparencën, në mënyrë që dalngadalë të rritet ekonomia e qëndrueshme.

Zyrtarët ukrainas kanë njoftuar se ekonomia e këtij vendi, gjatë këtij viti mund të ketë një rënie prej 3 për qind, derisa FMN-ja, ka njoftuar se kjo rënie mund të jetë 5 për qind.

Ukraina po përballet me borgje ndaj Rusisë.
XS
SM
MD
LG