Ndërlidhjet

Irani planifikon blerjen e 400 aeroplanëve për pasagjerë


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarë të lartë të aviacionit civil, kanë njoftuar se Irani do të blejë 400 aeroplanë të ri për pasagjerë deri në vitin 2025 me qëllim që të zëvendësohen ata të vjetrit, në qoftë se hiqen sanksionet për programin bërthamor.

Ali Reza Jahangirian nga Organizata e Aviacionit Civil në Iran, ka thënë se 30 deri në 40 për qind e lindjave private të fluturimit janë të ndaluara për shkak të mungesës së pjesëve rezervë për aeroplanë.

Sipas kushteve të marrëveshjes së nëntorit në mes të Iranit dhe fuqive botërore, iIrani mund të importojë disa pjesë për aeroplanë.

Jahangirian nuk ka saktësuar se sa mund ti kushtojnë Iranit këta aeroplanë, dhe se me çfarë mjetesh do të financohet blerja e tyre.

Por ai ka shtuar se Irani ka marrë sinjale shumë pozitive nga kompanitë Boeing dhe General Elestric, në lidhje me blerjen e pjesëve të reja për aeroplanë.

Boeing dhe General Eletric kanë njoftuar se Departamenti amerikan i Thesarit, iu ka dhënë atyre licenca që të eksportojnë në Iran.
XS
SM
MD
LG