Ndërlidhjet

Tre të vrarë e 79 të plagosur nga dy shpërthime në Kinë


Ilustrim

Ilustrim

Mediat shtetërore kineze kanë raportuar se si rezultat i shpërthimeve në rajonin e trazuar Xinjiang në Kinën perëndimore, janë vrarë tre persona dhe janë plagosur 79 të tjerë.

Shpërthimet kanë ngjarë në një stacion hekurordhor në kryeqytetin rajonal Urumqi, ndërsa dëshmitarët okularë kanë saktësuar se janë dëgjuar dy shpërthime.

Ende nuk dihet shkaku i këtyre shpërthimeve të cilat e kishin qendrën tek disa valigje që gjendësin në dalje të stacionit.

Një zëdhënës i qeverisë rajonale i ka thënë agjencisë Reuters, se situata tashmë është nën kontrollë.

Incidenti ka ngjarë në përfundimin të vizitës së presidentirt kinez Xi Jimping, në këtë rajon të trazuar.

Presidenti Jinping ka kërkuar nga autoritetet që të marrin veprime konkrete kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG