Ndërlidhjet

Turqia heton një klerik mysliman për komplot ndaj qeverisë


Ilustrim
Ilustrim
Mediat turke kanë njoftuar se prokurorët e këtij shteti, kanë nisur një hetim penal ndaj klerikut mysliman Fetullah Gulen, mbi dyshimin se ai u përpoq ta përmbysë qëverinë.

Raportet në media vijnë një ditë pasi që kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan, tha se do të bëjë kërkesë nga Shtetet e Bashkuara, që ta ekstradojnë Gylen.

Erdogan e akuzon Gylen për organizimin e komplotit për ta rrezuar qeverinë e tij, me qëllim të dëmtimit të Turqisë duke sajuar akuza të ryshfetit.

Ekstradimi i Gylen ka mundësi të ndodhë, vetëm nëse Turqia lëshon urdhërarrest të bazuar në prova se Gylen ka kryer krim.
XS
SM
MD
LG