Ndërlidhjet

Ukraina e arreston dhe e largon nga vendi një diplomat rus


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet Ukrainase e kanë arrestuar një atashe ushtarak të Rusisë në Kiev, të dyshuar për spiunazhë, dhe e kanë urdhëruar atë që të largohet nga vendi.

Agjencia ukrainase Interfax, duke cituar zyrtarë nga ministria e jashtme ukrainase, e ka bërë me dije arrestimin e diplomatit rus i cili sipas tyre u arrestua më datën 30 prill.

Ministria nuk e ka komentuar arrestimin dhe deportimin e këtij diplomati.

Ukraina e akuzon Rusinë se qëndron prapa veprimeve seperatistë të pro-rusëve, të cilët kanë marrë për sipër afro dhjetë qytete në lindje të Ukrainës.

Interfax ka bërë me dije, se diplomati i arrestuar, menjëherë është urdhëruar që të largohet nga territori ukrainas.
XS
SM
MD
LG