Ndërlidhjet

Në Moskë, mbahet marshi me rastin e 1 Majit


Ilustrim

Ilustrim

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në një marsh të organizuar me rastin e 1 Majit, në qendër të kryeqytetit rus, Moskë.

Kjo është parada e parë me rastin e Ditës së Punëtorëve që është organizuar nga Sindikata e Pavarur e ferderatës ruse, që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Sindikata ka njoftuar se në këtë tubim që është mbajtur në Sheshin e kuq të Moskës, kanë marrë pjesë afro 100 mijë persona.

Turma e njerëzve që në duar mbanin balona shumë ngjyrëshe, lule e flamuj rusë, marshuan nëpër Sheshin e kuq.

Në krye të turmës qëndronte kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin.

Parada të tillë por më të vogla me rastin e 1 Majit nga ana e partive politike dhe organizatave joqeveritare, janë planifikuar të mbahen edhe në rrethe të tjera të Moskës.

Festimet në Moskë vijnë në kohën e tensioneve në mes të Ukrainës dhe Rusisë, pasi që kjo e fundit, e ka aneksuar gadishullin Krimeja dhe seperatistët pro-rusë kanë pushtuar ndërtesa të sigurisë dhe të till administrative, në më shumë se dhjetë qytete në lindje të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG