Ndërlidhjet

logo-print

Një e vrarë e nëntë të plagosur nga dy bomba në Indi


Ilustrim

Ilustrim

Dy bomba kanë shpërthyer në një tren në qytetin indian Chennai, duke lënë të vdekur të pakten një person dhe plagosur nëntë të tjerë.

Shpërthhimi vjen në kohën kur India po mban zgjedhje të përgjithshme.

Sipas policisë dhe zyrtarëve qeveritarë atje, një grua 22 vjeçare ka mbetur e vdekur në shpërthimin që ka ngjarë sot rreth orës 7 të mëngjesit.

“Së paku dy persona kanë marrë plagë të rënda dhe shtatë të tjerë kanë lëndime më të lehta” ka njoftuar administratorja e përgjithshme e rajonit jugor për hekurudhat indiane, Rakesh Misra.

“Policia është duke e hetuar se çfarë bombash janë hedhur dhe kush mund ti ketë vendosur ato”, ka shtuar më tutje ajo.

Policia ka njoftuar në anën tjetër, se një person i dyshuar është ndaluar.

Policia së bashku me skuadrën e specializuar, kanë kontrolluar edhe vagonët e trenave të tjerë në stacion.
XS
SM
MD
LG