Ndërlidhjet

Fico: Kosova, vështirë të përafrohet me BE-në


Robert Fico

Robert Fico

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka thënë se pas anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian, janë edhe disa vende të gatshme për anëtarësim, porse në mesin e tyre nuk bën pjesë Kosova.

“Nëse flasim për marrëdhëniet e Kosovës me BE-në, përafrimi do të jetë tejet i vështirë, sepse janë ende pse anëtare të BE-së që kanë kundërshtime të qarta. Sipas mendimit tonë, është shkelur e drejta ndërkombëtare, andaj nuk mund të paramendoj ndonjë përafrim”, ka thënë Fico me rastin e 10-vjetorit të hyrjes së Sllovakisë në BE.

Sllovakia, së bashku me Greqinë, Spanjën, Qipron dhe Rumaninë, janë pesë vendet e vetme të Bashkimit Evropian që nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG