Ndërlidhjet

Osmani paraqitet në polici


Logo e Policisë së Kosovës
Logo e Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës bën të ditur se deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani, i kërkuar nga autoritetet e rendit, është paraqitur në pikëkalimin kufitar Vërmicë.

“I njëjti është shoqëruar nga njësiti policor i Policisë Kufitare për në Drejtorinë Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

Osmani është ish-anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe është thënë se do të merret në pyetje në lidhje me procesin e privatizimit të fabrikës së armaturës ndërtimore FAN në Podujevë.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG