Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina “ka të drejtë të përdorë forcën” ndaj pro-rusëve


Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, ka thënë se Ukraina ka të drejtë të përdorë forcën, nëse është e nevojshme për të dëbuar separatistët pro-rusë nga pjesa lindore e vendit.

“Nuk është vetëm e drejtë, por edhe obligim që të mbrohet sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit. Ne plotësisht i mbështesim aksionet e qeverisë dhe besojmë se ato janë legjitime”, ka thënë Linkevicius në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Të mërkurën, ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov, ka thënë se ushtria e vendit është në “gatishmëri të plotë luftarake”, derisa milicitë pro-ruse vazhdojnë të uzurpojnë ndërtesa qeveritare në pjesën lindore.
XS
SM
MD
LG