Ndërlidhjet

Merkel i kërkon ndihmë Putinit për pengjet e OSBE-së


Merkel & Putin - foto arkivi
Merkel & Putin - foto arkivi
Shërbimi për media i Kremlinit ka thënë se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kërkuar ndihmën e presidentit rus, Vladimir Putin, për lirimin e vëzhguesve të OSBE-së, që janë rrëmbyer në lindje të Ukrainës.

Kremlini ka thënë se dy zyrtarët kanë biseduar në telefon dhe se të dy kanë vlerësuar rëndësinë e potencialit ndërmjetësues të OSBE-së në Ukrainë.

Separatistët pro-rusë, të cilët kanë kidnapuar grupin e vëzhguesve të OSBE-së qysh më 25 prill, thonë se pengjet janë “spiunë të NATO-s”.

Njëri nga tetë të kidnapuarit fillimisht, është liruar për arsye mjekësore.
XS
SM
MD
LG