Ndërlidhjet

Greenpeace tenton të bllokojë një tanker rus


Ilustrim
Ilustrim
Një përpjekje e aktivistëve të grupit mjedisor Greenpeace, për të penguar një tanker rus nga ankorimi në Roterdam, është ndaluar nga policia holandeze.

Policia ka arrestuar mbi 30 aktivistë në bordin e anijes së Greenpeace “Rainbow Warrior”, përfshirë kapitenin.

Kapiteni Peter Willcox ka qenë edhe kapiten i anijes “Arctic Sunrise”, e cila është kapur nga autoritetet ruse shtatorin e kaluar, në veri të Detit Pehora.

Tridhjetë njerëz janë arrestuar dhe janë akuzuar për pirateri në atë incident.
XS
SM
MD
LG