Ndërlidhjet

Moska: Propozimi për referendum në Ukrainë, “mashtrim”


Kiev - ilustrim

Kiev - ilustrim

Rusia ka thënë se propozimi i kryeministrit të Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, për të mbajtur referendum për unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës është një mashtrim, që do të thellojë krizën në këtë vend.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se këto plane janë “cinike”, marrë parasysh, siç thuhet, “operacionin ushtarak të Kievit kundër popullit të tij”.

Yatsenyuk ka thënë të mërkurën se qeveria do të dërgojë në parlament një ligj për referendum mbarëkombëtar, në lidhje me unitetin dhe integritetin territorial të vendit, i cili do të organizohej më 25 maj, në ditën kur mbahen edhe zgjedhjet presidenciale.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se propozimi i tillë është jashtë realitetit.
XS
SM
MD
LG