Ndërlidhjet

Merkel dhe Obama flasin nesër për krizën në Ukrainë


Merkel dhe Obama - foto arkivi

Merkel dhe Obama - foto arkivi

Kriza në Ukrainë do të jetë temë kryesore e bisedimeve midis kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Merkel dhe Obama do të bisedojnë nesër për sanksione të reja të mundshme kundër ekonomisë ruse, kanë thënë zyrtarët gjermanë, në prag të vizitës dyditore të Merkelit në Uashington.

Hening Rike, ekspert për marrëdhëniet amerikano-gjermane, ka thënë se Merkel do të bëjë përpjekje të eliminojë frikën e SHBA-së se Gjermania mund të heqë dorë nga sanksionet e mëtejshme, për shkak të lidhjeve të afërta ekonomike me Rusinë.

Në fillim të kësaj jave, SHBA dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione të reja kundër Moskës, për shkak të krizës në Ukrainë, kujton AP.
XS
SM
MD
LG