Ndërlidhjet

Suedia konfirmon mbështetjen për Kosovën


Ilustrim
Ilustrim
Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur sot një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme e Suedisë, të kryesuar nga Ann Sofie Nilsson, drejtoreshë e përgjithshme për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në këtë Ministri, njofton kumtesa nga Kryeministria.

Gjatë këtij takimi thuhet se është biseduar për zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Suedisë, vazhdimin e përkrahjes nga Suedia përmes Strategjisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim me Kosovën 2014-2020, si dhe për mbështetjen për integrimet euro-atlantike për Kosovën.

Tahiri ka vlerësuar lart “mbështetjen e gjithanshme të Suedisë për forcimin e shtetit të Kosovës” dhe ka shprehur “përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve”.

Ann Sofie Nilsson ka siguruar se Suedia mbështet fuqishëm integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe bashkësinë euro-atlantike.
XS
SM
MD
LG