Ndërlidhjet

Dorëshkrimi i Bob Dylanit do të dalë në ankand


Bob Dylan

Bob Dylan

Teksti origjinal i këngës së famshme të Bob Dylanit “Like a Rolling Stone” do të dalë në ankand në Nju Jork, në muajin qershor.

Ekspertët e shtëpisë së ankandeve Sotheby e kanë përshkruar dorëshkrimin “si pjesën më të rëndësishme të materialit rock” që del në ankand.

Këngëtari amerikan e ka shkruar këngën me laps, në katër fletë të vogla, më 1965.

Dorëshkrimi përmban korrigjime dhe plotësime.

Sotheby ka thënë se oferta për dorëshkrimin mund të shkojë në një milion sterlina.

Kënga ka transformuar karrierën e Dylanit nga një këngëtar popullor në një yll roku.

Ajo po ashtu ka ndryshuar rrjedhën e muzikës popullore.
XS
SM
MD
LG