Ndërlidhjet

Pro-rusët sulmojnë zyrën e prokurorit në Donjeck


Donjeck, 1 maj 2014.
Donjeck, 1 maj 2014.
Rreth 300 separatistë pro-rusë në qytetin lindor të Ukrainës, Donjeck, kanë sulmuar zyrën e prokurorit lokal.

Grupi pro-rus ka hedhur gurë në drejtim të forcave të policisë, që ndodheshin përreth ndërtesës.

Policia është përgjigjur me granata tymi dhe gaz lotsjellës.

Donjecku është qendra e mbështetjes për ish-presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovych, i cili është përmbysur në muajin shkurt, pas disa muajve protesta në Kiev.
XS
SM
MD
LG