Ndërlidhjet

Mbi 1,000 të vrarë në Irak gjatë prillit


Irak
Irak
Dhuna në Irak gjatë muajit prill ka qenë gati në nivelin më të lartë qysh në vitin 2008.

Shifrat e qeverisë, të përpiluara nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes, flasin për 1,009 persona të vrarë në prill – në mesin e tyre 881 civilë, 52 policë dhe 76 ushtarë.

Kombet e Bashkuara kanë dhënë një numër të përgjithshëm prej 750 të vdekurish, por nuk kanë përfshirë të vrarët në perëndim të provincës Anbar, ku kryengritësit antiqeveritarë luftojnë me forcat e sigurisë qysh në fillim të këtij viti.

Shifrat e fundit vijnë një ditë pasi në Irak janë mbajtur zgjedhjet parlamnetare.
XS
SM
MD
LG