Ndërlidhjet

logo-print

VV: Papunësia, rezultat i praktikave neoliberale


Prishtinë - foto arkivi

Prishtinë - foto arkivi

Lëvizja Vetëvendosje, me rastin e Një Majit, Festës së Punëtorëve, ka lëshuar një komunikatë për media, përmes së cilës thotë se “papunësia masive e krijuar në Kosovë është rezultat i drejtpërdrejtë i praktikave neoliberale dhe privatizimeve të pamençme e kriminale, të bëra prej qeveritarëve të korruptuar, që kanë drejtuar Kosovën në 15 vjetët e fundit”.

“Kjo papunësi i prek thuajse të gjitha familjet shqiptare, duke ua cenuar atyre sigurinë ekonomike, shpresën për të ardhmen dhe guximin qytetar”, vlerëson Vetëvendosje.

“Që t’i kthehet kuptimi Një Majit duhet që të papunët të kthehen në punë. E që kjo të ndodhë, duhet të pushohen nga puna qeveritarët e derimëtashëm, këta shkatërrues të ekonomisë sonë, të shtetit tonë dhe të së drejtës”, thuhet pos tjerash në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.
XS
SM
MD
LG