Ndërlidhjet

Nigeri: Prindërit e vajzave të rrëmbyera ofrojnë ndihmë


Nigeri - foto arkivi

Nigeri - foto arkivi

Prindërit e 230 nxënëseve të rrëmbyera në verilindje të Nigerisë kanë marshuar sot, duke u zotuar se mund t’iu ofrojnë ndihmë autoriteteve për të gjetur vajzat e tyre.

Vajzat janë rrëmbyer nga shkolla e tyre në qytetin Çibok nga militantë të dyshuar islamikë, më shumë se dy javë më parë.

Njëri prind, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, ka thënë se i është mirënjohës mbështetjes së ofruar nga nigerianët, të cilët kanë organizuar po ashtu marshime, për të ushtruar presion mbi autoritetet.

Grupi islamik Boko Haram nuk ka dhënë ende ndonjë përgjigje ndaj akuzave se luftatarët e tij kanë rrëmbyer vajzat më 14 prill.
XS
SM
MD
LG