Ndërlidhjet

logo-print

Gjermania dhe Zvicra bisedojnë për Ukrainën


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, do të shkojë në Zvicër për të biseduar rreth krizës në Ukrainë.

Zvicra kryeson këtë vit me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Qeveria zvicerane ka thënë se Steinmeier do të takojë të premten në Bern ministrin e Jashtëm, Didier Burkhalter.

“Qëllim i këtij takimi është trajtimi i krizës në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë zvicerane.

Separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës mbajnë peng disa vëzhgues të OSBE-së qysh më 25 prill.

Shërbimi për media i Kremlinit ka thënë sot se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kërkuar ndihmën e presidentit rus, Vladimir Putin, për lirimin e vëzhguesve.
XS
SM
MD
LG