Ndërlidhjet

MH370: Familjarëve u kërkohet të kthehen në shtëpi


Ilustrim
Ilustrim
Kompania ajrore Malaysia Airlines u ka kërkuar të afërmve të pasagjerëve në bordin e fluturimit të zhdukur MH370 që të largohen nga hoteli që u ka siguruar dhe të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ajo ka thënë se do të mbyllë qendrat e asistencës familjare, të ngritura pas zhdukjes së aeroplanit më 8 mars, me 239 njerëz në bord.

Kompania ka premtuar se do t’i mbajë të informuar familjarët me operacionin e kërkimit.

“Pavarësisht operacionit të intensifikuar të kërkimit, ndoshta më të madhit në historinë njerëzore, duhet të përballemi me realitetin e vështirë se ende nuk ka asnjë gjurmë të aeroplanit dhe se fati i udhëtarëve dhe i ekuipazhit mbetet i panjohur”, thuhet në deklaratën e kompanisë Malaysia Airlines.
XS
SM
MD
LG