Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në Afganistan, së paku 13 të vrarë


Afganistan - foto arkivi

Afganistan - foto arkivi

Një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët në një pikë kontrolli midis provincave Panjshir dhe Parvan të Afganistanit.

Radio Afganistani i Lirë citon Ministrinë e Brendshme të Afganistanit të ketë thënë se së paku gjashtë policë janë vrarë në shpërthim.

Zëvendëshefi i policisë në Panjshir, Najim Khan, ka thënë se shtatë civilë janë vrarë po ashtu në sulm.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid, ka thënë se grupi i tij është përgjegjës për sulmin.
XS
SM
MD
LG