Ndërlidhjet

logo-print

Turchynov rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak


Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov.

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov.

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov, ka nënshkruar të enjten një urdhër që rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Vendimi vjen derisa separatistët pro-rusë vazhdojnë të sulmojnë dhe uzurpojnë ndërtesa qeveritare në lindje të Ukrainës.

Urdhri hyn në fuqi menjëherë.

Turchynov ka thënë se ai ka qenë i nevojshëm ”marrë parasysh përkeqësimin e situatës në lindje dhe në jug, rritjen e njësiteve të armatosura pro-ruse dhe uzurpimin e ndërtesave publike”.

Policia dhe forcat e sigurisë në lindje të Ukrainës ndodhen në një situatë delikate, pasi nga to pritet që të mbrojnë ndërtesat qeveritare, por ato ngurrojnë të përdorin forcën kundër demonstruesve pro-rusë, nga frika se mund të shkaktojnë pushtimin nga forcat ruse.
XS
SM
MD
LG