Ndërlidhjet

Ukrainë: Prorusët thonë se forcat e qeverisë po afrohen në Sllovjansk


Një postbllok i forcave të Ukrainës jo shumë larg qytetit Sllovjansk
Një postbllok i forcave të Ukrainës jo shumë larg qytetit Sllovjansk
Separatistët prorusë në qyetin Sllovjansk, në pjesën lindore të Ukrainës, thonë se forcat e sigurisë së Ukrainës po përpiqen ta rimarrin kontrollin në këtë qytet, me një “operacion të shkallës së gjërë”.

Një fotoreporter i agjencisë Reuters tha se një helikopter i Forcës ajrore të Ukrainës ka hapur zjarr në pjesët periferike të qytetit, i cili ka më tepër se 100 mijë banorë.

Ai, poashtu, ka thënë se janë dëgjuar të shtëna brenda qytetit.

Një ndihmës i ministrit të brendshëm të Ukrainës, Arsen Avakov, tha se nuk do të komentoj “derisa çdo gjë të përfundoj”.

Prej muajit të kaluar, qyteti Sllovjansk është nën kontrollin e ashpër të forcave separatiste, pasi kryengritësit së pari e okupuan stacionin e policisë.
XS
SM
MD
LG