Ndërlidhjet

SHBA: Janë arrestuar qindra pjesëtarë të dyshuar të bandave


Pjesëtarë të policisë së Nju Jorkut
Pjesëtarë të policisë së Nju Jorkut
Më se 600 pjesëtarë të bandave janë arrestuar në mbarë Shtetet e Bashkuara, gjatë një goditjeve kundër bandave rrugore.

Operacioni i Departamentit amerikan të sigurisë së brendshme kundër bandave rrugore, ishte njëri nga më të mëdhenjtë, që ndonjëherë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara.

Në periudhën mars – prill, në 179 qytete janë arrestuar 638 pjesëtarë të dyshuar të bandave.

Zyrtarët amerikanë thonë se më se 400 të arrestuar kishin histori të dhunës kriminale, përfshirë edhe shtatë persona të kërkuar për vrasje.

Një zyrtar amerikan tha se afro 75% e të arrestuarve janë të dyshuar si pjesëtarë të bandës Surenos, e njohur edhe si Sur 13.

Kjo bandë ka lidhje me grupet e tjera banditeske në Amerikën Latine dhe me organizatat e tjera mafioze, që janë thellë të përfshira në tregtinë me drogë.
XS
SM
MD
LG