Ndërlidhjet

Ukrainë: Ofensivë e forcave të Ukrainës për Sllovjansk


Militantët prorusë në roje në hyrje të qytetit Sllovjansk në pjesën lindore të Ukrainës

Forcat e Ukrainës janë të angazhuara në një ofensivë për ta rimarrë kontrollin në qytetin Sllovjansk, në pjesën lindore të Ukrainës.

Ministri i brendshëm, Arsen Avakov, tha se qëllimet janë “lirimi i pengjeve, lirimi nga armatimet e tyre, lirimi i ndërtesave administrative dhe ripërtritja e funksionimit normal të administratës së qytetit”.

Prej muajit të kaluar, Sllovjanski është nën kontrollin e forcave separatiste proruse.

Mëtutje, në njoftimin e tij në rrjetin Facebook, ministri Avakov konfirmoi se një pilot i Ukrainës është vrarë dhe një tjetër është plagosur, nga raketat kundërajrore të separatistëve, të cilët, poashtu, kanë shfrytëzuar artileri të rëndë dhe garanata.

Sipas zotit Avakov, trupat e Ukrainës e kanë marrë kontrollin ndaj nëntë postblloqeve në rrugët rreth qytetit.

Vyacheslav Ponomaryov, lider i vetëshpallur i separatistëve në Sllovjanks, tha se dy helikopterë ukrainas janë qëlluar, ndërsa një pilot është arrestuar.

Ofensivën ukrainase separatistët e kanë përshkruar si të “shkallës së gjërë”.

Separatistët prorusë e kanë burgosur prefektin e qytetit Sllovjansk, disa gazetarë, tre pjeesëtarë të forcave të sigurisë së ukrainës, dhe e mbajnë të rrëmbyer edhe ekipin e vëzhguesve ushtarakë të OSBE-së.
XS
SM
MD
LG